Taulant Xhaka humbi sezonin për shkak të lëndimit, tifozët e Baselit i bëjnë surprizë fantastike

Taulant Xhaka humbi sezonin për shkak të lëndimit, tifozët e Baselit i bëjnë surprizë fantastike

Sport January 22, 2021 - 18:36
Lexoni detajet!

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Baselit për pjesën e mbetur të kampionatit, shkruan “Zeri.info”.

Xhaka është konfirmuar javë më parë se do të humb sezonin me Baselin, për shkak se ka dëmtuar ligamentin kolateral dhe do të bëhet operacion.

Por, tifozët e Baselit i kanë bërë surprizë fantastike lojtarit shqiptar që t’i tregojnë se ata e përkrahin atë.

Ata kanë ngjitur një baner para shtëpisë së Xhakës dhe kishin një mesazh për të.

“E kuqja është dashuri, e kaltërta besnikëri – Bëhu mirë Taulant”, shkruhej në banerin e tifozëve të ish-kampionëve të Zvicrës. /Zeri.info

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34)