McGregor kërkon t’i hiqet titulli Khabibit nëse nuk pranon të përballet me të

McGregor kërkon t’i hiqet titulli Khabibit nëse nuk pranon të përballet me të

Sport January 22, 2021 - 18:08
Lexoni detajet!

Luftëtari irlandez i UFC-së, Conor McGregor është rikthyer të flas për takimin e mundshëm të tij me Khabib Nurmagomedovin, përcjell “Zeri.info”.

Në prag të përballjes së tij me Dustin Poirierin, irlandezi është shprehur se nuk i intereson rikthimi i Khabibit.

Ai ka shtuar se ka kaluar shumë kohë prej kur ishin përballur ndërmjet vete dy luftëtarët.

“Rikthimi i Khabib? Nuk më intereson shumë. Ai nuk e ka thënë diçka të tillë, e ka bërë Dana White (presidenti i UFC). Ky i yni është një biznes i vështirë dhe ka shumë sfida. E dimë të gjithë si kanë shkuar gjërat në jetën e tij personale dhe unë mirë atij. Gjithçka që ka ndodhur mes nesh ndodhi në 2018, ka kaluar shumë kohë”, u shpreh irlandezi.

McGregor ka potencuar se bota e dinë se lufta e tyre nuk ka mbaruar, megjithëse ai thekson se nëse Khabib nuk përballet me të “duhet t’i hiqet titulli kampion”.

“Bota e di shumë mirë që kjo luftë nuk ka mbaruar. Sporti dhe njerëzit kanë nevojë që ajo të realizohet. Unë nuk kam ndërmend t’i shkoj pas nëse ai nuk dëshiron që të ndodhë. Unë do të ruaj qetësinë time dhe do të vazhdoj me planet e mia. Kjo është ajo që unë po bëj. Ama, nëse Khabib vazhdon të shmangë duelin me mua, atij duhet t’i hiqet titulli kampion”, përfundoi McGregor. /Zeri.info