Zyrtare: Milani e transferon mbrojtësin e Chelseas, Fikayo Tomori

Zyrtare: Milani e transferon mbrojtësin e Chelseas, Fikayo Tomori

Sport January 22, 2021 - 11:15
Detajet

AC Milan vazhdon me përforcime në afatin kalimtar të janarit, shkruan Zeri.info.

Klubi ‘kuqezi” ka arritur marrëveshje me futbollistin e Chelseas, Fikayo Tomori.

Mbrojtësi 23-vjeçar i Chelseat ka nënshkruar një kontratë gjysmë sezoni, por klubi italian ka të drejtën e blerjes së kartonit të plotë. Anglezi sot u nënshtrohet testeve mjekësore.

Tomori është futbollisti i dytë që i bashkohet Milanit pas Mario Mandzukiqit.

Tomori është pjesë e akademisë së Chelseat nga viti 2014.

Vlera e tij në treg vlerësohet 30 milionë euro. /Zeri.info