Manchester United fiton ngushtë te Fulhami, ruan vendin e parë në Premierligë

Manchester United fiton ngushtë te Fulhami, ruan vendin e parë në Premierligë

Sport January 20, 2021 - 23:10
Detaje

Para pak çastesh ka përfunduar ndeshja ndërmjet Fulhamit dhe Manchester Unitedit, shkruan “Zeri.info”.

“Djajtë e Kuq” fituan ngushtë në këtë udhëtim me shifrat 1:2 ndaj Fulhamit në “Craven Cottage”.

Ishin vendasit që zhbllokuan rezultatin në minuën e pestë të takimit me golashënues, Lookman.

Unitedi barazoi shifrat në 1:1 me Edinson Cavanin në minutën e 21-të të duelit.

Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 65-të, kur realizoi një gol të bukur francezi i mesfushës, Paul Pogba.

Me këtë rezultat përfundoi dhe takimi, duke bërë kështu që Unitedi të vazhdojë të mbetet në vendin e parë në Premierligë.

Me 40 pikë, “Djajtë” kryesojnë në tabelë duke lënë prapa Cityn me dy pikë më pak.

Derisa Fulhami zë vendin e 18-të me 12 pikë. /Zeri.info