Drilon Hajrizi, MVP i javës në Superligë
Trepça pas dhjetë humbjeve radhazi, u është kthyer fitoreve.
Mitrovicasit kanë mundur Bashkimin në udhëtim me rezultat 91:97, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Më i merituari për këtë fitore ishte Drilon Hajrizi, i cili u rikthye në skuadrën mitrovicase në afatin kalimtar të janarit, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.
Hajrizi shënoi 25 pikë ndaj Bashkimit, kurse kishte edhe 14 pikë, pesë asistime me një indeks të lojës prej 33.
Basketbollisti mitrovicas kishte edhe një top të vjedhur dhe një bllokadë për 35 minuta sa qëndroi në parket, derisa u faulua tetë herë.
Ndërkohë, top-5 lojtarët me indeksin më të lartë në xhiron e fundit ishin: Brandon Walters i Pejës 40, Endrit Hysenagolli i Bashkimit 37, Drilon Hajrizi i Trepçës 33, Jeremiah Paige i Ponte Prizrenit 32 dhe Dardan Berisha i Pejës 29. /Zeri.info