Notat e lojtarëve: Barcelona – Athletic Bilbao, dëshpërojnë Ter Stegen e Lionel Messi
Athletic Bilbao është stolisur me titullin e Supërkupës së Spanjës, pasi në finale e mposhti gjigandin e futbollit spanjoll, Barcelonën, shkruan “Zeri.info”.
“Baskët” triumfuan 2:3, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, për shkak se koha e rregullt përfundoi me barazim 2:2.
Golat për kampionët e Superkupës së Spanjës u shënuan nga De Marcos, Villalibre dhe Williams.
Kurse për Barcelonën dy golat i realizoi sulmuesi francez, Antonie Griezmann.
Dy lojtarët me notat më të dobëta te Barça ishin portieri Ter Stegen që mori notën 5.8 dhe ylli i kësaj skuadre, Lionel Messi që u vlerësua me notën 6.1 nga sajti “Whoscored.com”.
Kujtojmë se në minutën e 120-të, ylli argjentinas, Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq.
Te Bilbao më i miri në fushë ishte sulmuesi dhe golashënuesi i tretë Williams me notën 8.5. /Zeri.info