Llapi barazon në miqësore me skuadrën turke në Antalya, takimi u përcjell nga sulmuesi i Kosovës

Llapi barazon në miqësore me skuadrën turke në Antalya, takimi u përcjell nga sulmuesi i Kosovës

Sport January 17, 2021 - 17:03
Lexoni detajet!

Skuadra e Llapit ditën e djeshme (e shtunë) ka mbërritur në Turqi, saktësisht në Antalya për fazën përgatitore, shkruan “Zeri.info”.

“Kaltërebardhët” nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese me skuadrën e Ligës së Parë turke, Tuzlasporin.

Rezultati i kësaj miqësore që u zhvillua sot ishte i barabartë 1:1 me Muhamet Hysenin që realizoi për Llapin, pasi u shërbye nga talenti i llapjanëve, Valmir Veliu.

Image

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u ka dhënë rastin të gjithë futbollistëve në këtë duel miqësor, përveq Sava Gardaseviqit që kishte një dëmtim.

Gjithashtu, kjo sfidë është ndjekur nga afër nga futbollisti kosovar, Bernard Berisha. /Zeri.info

Image