Arbër Zeneli starton për Reimsin ndaj Lille në udhëtim

Arbër Zeneli starton për Reimsin ndaj Lille në udhëtim

Sport January 17, 2021 - 16:41
Lexoni detajet!

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli do të jetë në formacionin bazë të Reimsit ndaj Lille, shkruan “Zeri.info”.

Reimsi do të marrë rrugën për t’u përballur me Lillen në kuadër të javës së 20-të në kampionatin elitar të Francës, Ligue 1.

Mysafirët udhëtojnë për rezultat pozitiv që t’i shmangen sa më shumë pozitave që mund ta largojnë në elita.

Për Reimsin do të mungojë mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha i cili është i lënduar.

Lille është në luftë për titull të kampionit në Francë dhe renditet në vendin e tretë me 39 pikë, vetëm tri më pak se Paris Saint-Germaini që është lider.

Kurse, Reimsi i Arbër Zenelit dhe Valon Berishës zë vendin e 15-të me 21 pikë. /Zeri.info