Napoli e “turpëroi” Fiorentinën, Hysaj i plotë, Amir Rrahmani u inkuadrua në minutën e 79-të

Napoli e “turpëroi” Fiorentinën, Hysaj i plotë, Amir Rrahmani u inkuadrua në minutën e 79-të

Sport January 17, 2021 - 16:08
Lexoni detajet!

Napoli ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në Serinë A italiane, falë fitores së thellë ndaj Fiorentinës, shkruan “Zeri.info”.

Në “Diego Armando Maradona”, Napoli triumfoi me shifrat 6:0 në një ndeshje ku mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj luajti gjatë gjithë takimit.

Hysajt iu bashkua në minutën e 79-të edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani që hyri në lojë në vend të Manolas.

Napoli me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë tabelore me 34 pikë, vetëm tri më pak se Interi që zhvillon sonte përballjen kundër Juventusit.

Napoli i dy lojtarëve shqiptar xhiron e radhës do të ketë punë në udhëtim me Veronën. /Zeri.info