Arbër Shala po stërvitet me skuadrën që synon titullin në Kosovë

Arbër Shala po stërvitet me skuadrën që synon titullin në Kosovë

Sport January 16, 2021 - 23:31
Detaje

Ballkani është duke u përgatitur sa më mirë për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan “Zeri.info”.

Me trajnerin e ri, Bledi Shkëmbi, skuadra nga Suhareka është duke u munduar edhe të përforcohet në afatin kalimtar të janarit që të jetë sa më e përgatitur për gjysmë-sezonin që do të filloj në mesin e muajit shkurt.

Së fundmi, gjatë stërvitjeve të “portokallezinjve” në Durrës, është parë në një fotografi të postuar nga faqja zyrtare e Ballkanit, Arbër Shala, i cili ditë më parë u largua nga Renova.

Image

Ndonëse Shala nuk është zyrtarizuar nga klubi, ai është duke u stërvitur me lojtarët suharekas.

Ballkani ka përfunduar pjesën vjeshtore në pozitën e dytë në tabelë me 38 pikë, tri më pak se Drita e cila është lidere. /Zeri.info