Aro Muriq përsëri startues për Gironën, mban portën e paprekur në ndeshjen e Kupës
Sport
January 16, 2021 - 18:07
Lexoni detajet!
Girona është kualifikuar në raundin tjetër të “Copa del Rey” pas fitores së shënuar kundër Cadizit, shkruan “Zeri.info”.
Vendasit fituan me rezultat të pastër 2:0 përballë skuadrës së që bën gara në La Liga.
Nga minuta e parë në portë për Gironën ishte “gardiani” i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriq.
Ky i fundit arriti të mbante portën të paprekur në këtë duel, me ç’rast e bëri fitoren e skuadrës së tij më të lehtë në 1/16 e finales.
Ndryshe, Girona e portierit kosovar bën pjesë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll dhe ndodhet në pozitën e tetë me 30 pikë dhe është 15 pikë larg pozitës së parë. /Zeri.info