Zyrtare: Orhan Abdi emërohet trajner kondicional te FC Prishtina

Zyrtare: Orhan Abdi emërohet trajner kondicional te FC Prishtina

Sport January 16, 2021 - 16:56
Lexoni detajet!

FC Prishtina ka angazhuar ish-trajnerin e Shkupit, Orhan Abdin, si trajner kondicional, shkruan “Zeri.info”.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në “Facebook”.

 

Orhan Abdi, trajner kondicional Prishtina angazhon ish-trajnerin e Shkupit Prishtinë, 16 janar 2021 – Orhan Abdi, 35...

Posted by FC Prishtina on Saturday, January 16, 2021

Abdi që është Magjistër i Edukatës Fizike, ka punuar në të kaluarën të FC Shkupi, Rabitniçki, Feronikeli, U17 të Maqedonisë dhe U21 të Maqedonisë.

Abdi ka thënë për faqen zyrtare të klubit se është kënaqësi për të të punoj në një prej klubeve më të mëdha në Ballkan.

“Njihem që moti me kryetrajnerin Zekerija Ramadani dhe pas iniciativës së tij, të drejtorit sportiv, Fisnik Kërçeli dhe pas bisedave me krerët e klubit, kam kënaqësinë të pranoj dhe të punoj në njërin prej klubeve më të mëdha në Ballkan, FC Prishtina. Është kënaqësi dhe privilegj të punoj në këtë klub dhe po ashtu është eksperiencë e mirë për mua që të punoj jashtë Maqedonisë. Kam punuar me ekipin në dy-tre seancat e fundit stërvitore, gjendja e fizike e ekipit duket e mirë, megjithëse ndodhemi në fazën përgatitore dhe kam besimin se do të arrijmë nivelin që duam ne dhe skuadra do të jetë mjaftueshëm e përgatitur, si fizikisht po ashtu edhe taktikisht”, ka thënë ai. /Zeri.info