Hysaj nuk do të vazhdoj me Napolin, skuadra madrilene futet në garë për të

Hysaj nuk do të vazhdoj me Napolin, skuadra madrilene futet në garë për të

Sport January 15, 2021 - 22:01
Detaje

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është gjithnjë e më afër largimit nga skuadra e Napolit, përcjell “Zeri.info”.

Hysaj nuk po mund të gjejë një vend në formacionin bazë të trajnerit italian, Gennaro Gattuso dhe është duke shqyrtuar mundësi të tjera.

Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se edhe agjenti i lojtari, Mario Xhufredi ka thwnw se Hysaj nuk do ta djerësisë fanellën e Napolit edicionin tjetër.

Gjithnjë sipas mediave italiane, për Hysajn ka shprehur interesim lideri momental i La Ligës, Atletico Madridi.

Në rast se ndodh kalimi i Hysajt në “Wanda Metropolitano”, ai do të transferohet atje si lojtar i lirë, pasi që kontrata i skadon këtë verë me Napolin. /Zeri.info