Faza përgatitore, ndeshja e Kupës ndaj Ballkani dhe synimi i Llapit në pranverë, flet mesfushori Arbnor Ramadani

Faza përgatitore, ndeshja e Kupës ndaj Ballkani dhe synimi i Llapit në pranverë, flet mesfushori Arbnor Ramadani

Sport January 15, 2021 - 19:26
Lexoni detajet!

Stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll ka sjellur befasi të shumta e njëra nga to padyshim është pozita tabelore e skuadrës së drejtuar nga Tahir Batatina, Llapit.

“Kaltërebardhët” e kishin nisur edicionin 2020/21 me synime të qarta, duke luftuar për secilin trofe të mundshëm dhe me këtë rast ata kanë ofruar edhe disa lojtarë cilësor në radhët e tyre.

Por, Llapi kishte hyrë në një seri aspak të mirë të rezultateve në fillim të kampionatit të cilat bën që të humb pikë dhe të mbetet prapa rivalëve për kreun e tabelës.

Kësisoj, llapjanët janë mobilizuar për stinorin pranveror që të luftojnë sa më shumë për objektivat.

Një nga mesfushorët më të dalluar në radhët e Llapit, Arbnor Ramadani, në një bisedë për “Zeri.info” ka folur për fazën përgatitore dhe synimet e Llapit për stinorin e mbetur.

Përgatitjet i kemi filluar me datën 4 janar dhe gjithçka është duke shkuar mjaft mirë. Ashtu edhe siç është planifikuar kjo fazë”, ka thënë fillimisht Ramadani të premten për “Zeri.info”.

Image

Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll, skuadrën e Llapit e ka vënë përballë një ndeshje aspak të lehtë, atë me Ballkanin në “Zahir Pajaziti”.

Për këtë ndeshje është i vetëdijshëm edhe mesfushori i Llapit. Ai ka potencuar se pavarësisht se takimi do të jetë i vështirë, ata synojnë kalimin tutje.

Sa i përket shortit të Kupës, mendoj se me të vërtetë kemi punë me një skuadër mjaft të fortë. Por, ne synojmë që të vazhdojmë tutje, sepse kemi skuadër cilësore dhe mund t’ia dalim”, ka potencuar ai.

Image

Për fund, Arbnor Ramadani ka treguar edhe synimin e skuadrës ku ai bën pjesë për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës.

Po qysh në fillim të kampionatit kemi pasur synime të qarta. Mirëpo, fati nuk ishte me ne. Në kampionat kemi ngecur paksa, mirëpo besoj se tash synimi i klubit është Kupa dhe jemi shumë optimist se mund t’ia dalim. Pozita e Llapit në fund të kampionatit shpresoj që do jemi në një pozitë shumë të mirë”, përfundoi mesfushori Ramadani.

ImageNdryshe, Llapi ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 20 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje. /Zeri.info