Historike, Mabetex Prishtina i shënon gol Barcelonës

Historike, Mabetex Prishtina i shënon gol Barcelonës

Sport January 15, 2021 - 19:10
Lexoni detajet!

Mabetex Prishtina ka arritur të shënojë golin e parë historik në Ligën e Kampionëve në futsall në këtë fazë, shkruan “Zeri.info”.

Rezultati momental i duelit është 5:1 për Barcelonën, kurse Prishtina realizoi golin e parë disa minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Mërgim Dervishaj ishte realizatori për Prishtinën pas një kundërsulmi.

Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë.

Ballafaqimi në fjalë është në kuadër të 1/32 në Ligën e Kampionëve në futsall. /Zeri.info