Mbyllet afati kalimtar në basketboll, këto janë lëvizjet e skuadrave

Mbyllet afati kalimtar në basketboll, këto janë lëvizjet e skuadrave

Sport January 15, 2021 - 18:35
Lexoni detajet!

Të premten mbrëma ka përfunduar afati kalimtar në basketboll. Janë zyrtarizuar lëvizjet që skuadrat i kanë bërë më herët.

Golden Eagle Ylli ka regjistruar Erjon Kastratin, Gëzim Morinën e Elyjah Clarkun. Ponte Prizreni zyrtarizoi Divine Mylesin, kurse Trepça regjistroi Drilon Hajrizin, Blend Mehanën e Roni Koshin. Leonard Mekaj është kthyer te Peja kurse Bashkimi zyrtarizoi Stephen Croonen.

Sigal Prishtina ka regjistruar dy amerikanë, Blackston Norman e Nigel Johnson. Ndërkohë Vëllaznimi mori Andi Shehun, Atik Koshin e Engjull Sollovën.

Lëvizje të shumta ka pasur edhe në ligat tjera, duke përfshirë edhe atë të femrave. Basketbolliste të shumta të huaja kanë ardhur në skuadrat kosovare.