“Lufta” për kryeqytetin, tifozët e Romës fillojnë festën në prag të derbit ndaj Lazios

“Lufta” për kryeqytetin, tifozët e Romës fillojnë festën në prag të derbit ndaj Lazios

Sport January 15, 2021 - 18:08
Lexoni detajet!

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të përplasen dy skuadrat nga kryeqyteti italian, Lazio dhe Roma, shkruan “Zeri.info”.

Por, ndeshja ka filluar shumë më herët nga tifozët e Romës të cilët janë mbledhur rreth 300 të tillë përpara qendrës stërvitore “Trigoria” me tymuese dhe fishekzjarrre duke përkrahur futbollistët romakë.

Ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të masave për parandalimin e pandemisë me COVID-19, megjithatë tifozët “verdhekuq” kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’u treguar se ata do të jenë me zemër në “Olimpico”.

Kujtojmë se pjesë e Lazios është sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ndërkaq për Romën mbrojnë ngjyrat, Marash Kumbulla dhe Thomas Strakosha të Kombëtares shqiptare. /Zeri.info