Ish-futbollistja Suada Jashari zgjidhet trajnere e Mitrovicës
Skuadra e futbollit të femrave “Mitrovica” është bërë me trajnere të re. Ish futbollsitja e kësaj skuadre Suada Jashari është emëruar sot trajnere e KFF Mitrovica, shkruan "Zeri.info".
Këtë lajm klubi nga Mitrovica e ka konfimuar përmes rrjetit social “Facebook”. Teksa ka theksuar se pas disa bisedave i’a kanë besuar pozitën e trajnerës ish-futbollistës dhe tani trajnere e Mitrovicës, Suada Jashari.
Skuadra e Mitrovicës gjithashtu ka njoftuar se do të ketë ndryshime edhe në stafin e ri por edhe në fondin e futbollistëve.
Postimi i Mitrovicës, pa ndërhyrje:
Pas disa bisedave disa javore e deri tek takimi i fundit që kryesia e klubit e ka zhvilluar me futbollisten e deritanishme të klubit tonë Suada Jasharin , arritëm në përfundim që prej tash e tutje po të njëjtës të i’a besojm poziten e trajnerës në klubin Kff Mitrovica.
Suada gëzon një përvojë të madhe në futbollin femëror si në Kosovë ashtu edhe jashtë Kosovës.
Me stafin e ri të trajnerave dhe me fondin e futbollisteve që ka klubi ynë,besojm shumë në rezultate pozitive edhe në vitet e ardhshme. Na prift e mbara. /Zeri.info