Sokoli: Na duhen disa përforcime, Arbëria dhe Drenica kanë transferuar futbollistë cilësorë

Sokoli: Na duhen disa përforcime, Arbëria dhe Drenica kanë transferuar futbollistë cilësorë

Sport January 10, 2021 - 22:40

Bylbyl Sokoli e ka komentuar punën e skuadrave kosovare në këtë afat kalimtar dimëror.

Klubet kosovare kanë nisur me përforcime dhe largime të futbollistëve këtë muaj, raporton "Zeri.info".

Trajneri i Gjilanit ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për disa përforcime, derisa komenton punën e skuadrave tjera në këtë periudhë transferimesh.

"Gjithmonë janë vështirësitë në një mjedis të ri, kur punën nuk mundesh me bë sipas stilit tënd. Por, unë kam hasur në një grup futbollistësh të mirë, dhe na duhen edhe dy apo tre pas largimeve", ka thënë Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".

"Sa i përket skuadrave tjera, Arbëria ka bërë përforcime tejet të mira, sidomos me brazilianin Marclei Santos", tregoi ai.

"Ndërsa, skuadrat e tjera gjithashtu kanë transferuar atë që i është nevojitur. Drenica ka marrë poashtu futbollistë mjaft cilësorë, sidomos me Kreshnik Ukën", shtoi "Profa". /Zeri.info