
Taulant Seferi prezantohet te KF Tirana: Kisha parakontratë me një ekip zviceran
Taulant Seferi u prezantua sot si futbollisti më i ri i KF Tiranës, raporton “Zeri.info”.
Seferi gjatë prezantimit përpara mediave ka folur edhe fjalët e para si futbollist i kampionëve në fuqi të Superiores.
Ai ka thënë se kishte një parakontratë me një skuadër zvicerane dhe ka shtuar se do të ndihmojë skuadrën kryeqytetase.
“Po ju tregoj se kisha një parakontratë me një ekip në Zvicër dhe po rrija në shtëpi. Më mori drejtori Osmani në telefon dhe kisha një bisedë shumë të mirë. E njoh që më parë. Nesër morëm ofertën, hymë në negociata dhe çdo gjë shkoi mirë”, tha Seferi gjatë prezantimit.
“Nuk jam menduar shumë që të pranoja Tiranën, do ta ndihmoj Tiranën, por dhe ajo do të më ndihmojë mua në karrierë.Disa ndeshje i kam parë. Futbolli këtu ka më nivel se Kosova dhe Maqedonia. Besoj se do të përshtatem shpejt.Shpresoj të fitojë një eksperiencë shumë të mirë me klubin në këto 6 muaj. Uroj të dalim të gjithë të kënaqur.Nesër do dalë në stërvitje, të mendojmë për Kastriotin. Pastaj do të vijë dhe radha e Partizanit. Jam gjithmonë gati”, deklaroi Taulant Seferi.
Tirana momentalisht ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 17 pikë të tubuara. /Zeri.info