Ardian Ismajli luajti në 20 minutat e fundit në humbjen e Spezias në shtëpi
Sport
January 03, 2021 - 18:09
Detaje
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli është paraqitur në pjesën e dytë për Spezian në humbjen minimale në shtëpi, shkruan “Zeri.info”.
Spezia ka humbur 0:1 nga Verona në kuadër të javës së 15-të kampionale në Serie A.
Ismajli u inkuadrua në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 70-të në vend të bashkëlojtarit të tij, Emmanuel Gyasit.
Spezia e Ismajlit momentalisht renditet në pozitën e 18-të dhe ndodhet në zonën e kuqe për largim nga Serie A. /Zeri.info