Edhe Gjilani me kampanjë humanitare, sot lumturuar disa fëmijë

Edhe Gjilani me kampanjë humanitare, sot lumturuar disa fëmijë

Sport December 29, 2020 - 17:13
Lajmet e fundit nga sporti

Sportistët në Kosovë vazhdojnë ta tregojnë humanizmin e madh tyre. Në prag të festave të fundvitit shumë klube kanë nisur kampanjën e ndihmesës së fëmijëve në nevojë, shkruan “Zeri.info”

Sot skuadra e Gjilanit e prirë nga kapiteni Ylber Kastrati dhe futbollistët Edison Kqiku e Ardion Bllaca, kanë ndihmuar Qendrën e Kujdesit Ditore “Pema.

Njoftimi i plotë i skuadrës së Gjilanit:

Sot, kapiteni i skuadrës sonë, Ylber Kastrati me bashkëlojtarët e skuadrës, Edison Kqiku dhe portierin Aridon Bllaca, vizituan Qendrën e Kujdesit Ditor "Pema" në Gjilan, ku i bënë disa dhurata fëmijëve të kësaj qendre.

Për arsye të situatës pandemike, takimi me fëmijët sikurse herave të tjera ishte i pamundur, por ne u dërgojmë urimet më të përzemërta atyre që neve gjithmonë na i zbukurojnë festat dhe momentet tona më të mira.

Shpresojmë që së shpejti të kalojmë nga kjo situatë dhe të takohemi prap me fëmijët e të festojmë së bashku.

E deri në takimin tonë të radhës, ne ju dëshirojmë shëndet atyre dhe ju urojmë Gëzuar Festat. /Zeri.infoImage

Image