Zogaj: Ardhja e sistemit VAR në Kosovë? Në Zvicër procesi është finalizuar për një vit e gjysmë
Bekim Zogaj është gjyqtari kosovar që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare.
Gjyqtari nga Deqani madje ka ndarë drejtësinë këtë vit edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Ferencvarosit në "Camp Nou", shkruan "Zeri.info".
Ai ka komentuar edhe mundësinë e implementimit të sistemit VAR në Kosovë, proces i cili sipas tij merr shumë kohë në implementim.
"Nuk jam në dijeni për infrastrukturën këtu në Kosovë, por është një rrugë e gjatë dhe në Zvicër kanë filluar implementimi një vit e gjysmë më herët", deklaroi Zogaj në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".
"Duhet të jenë minimum katër kamera për VAR, duhet të ketë internet, duhet të ketë menaxher i sistemit dhe dikush i televizionit transmetues", tregoi ai.
"Brenda gjysmë viti është e vështirë të implementohet, nuk e di se si është gjendja në FFK, është rrugë e gjatë", shtoi Bekim Zogaj. /Zeri.info