Për 10-15 vjet, futbolli nuk do të luhet me kokë: A është kjo e ardhmja e sportit më të popullarizuar në botë?

Për 10-15 vjet, futbolli nuk do të luhet me kokë: A është kjo e ardhmja e sportit më të popullarizuar në botë?

Sport December 24, 2020 - 19:29

Në muajt e fundit, lirisht mund të themi se futbollistët i janë ekspozuar rreziqeve për shkak të goditjeve të shpeshta me kokë.

Duelet ajore janë jashtëzakonisht të rrezikshme, megjithatë goditja e topit me kokë është e rrezikshme dhe pasojat mbeten, shkruan "Zeri.info".

Mediat angleze kanë kujtuar rastin e ish-futbollistit Ryan Mason, i cili u pensionua nga futbolli në vitin 2018 sepse kështu e këshilluan mjekët.

Ai e kishte lënduar kokën në ndeshjen Hull City - Chelsea në janar të vitit 2017, kur Mason e goditi Gary Cahillin me kokën e tij duke pësuar dëmtime të rrezikshme për jetë.

Image

Së fundmi, për "BBC", Mason tha se goditjet me kokë lënë pasoja te futbollistët.

"Nuk do të më befasonte nëse në dhjetë apo 15 vitet e ardhshme ndalet goditja e topit me kokë", tregon Mason.

Për këtë temë ka folur edhe Thiago Silva, braziliani i cili ka dhimbje koke pas pothuajse çdo ndeshje në Premierligë.

"Ka vazhdimisht duele ajrore", tha braziliani. /Zeri.info