Zyrtare: Granit Begolli largohet nga posti i drejtorit sportiv te FC Prishtina

Zyrtare: Granit Begolli largohet nga posti i drejtorit sportiv te FC Prishtina

Sport December 24, 2020 - 17:17

Granit Begolli nuk do të jetë më drejtor sportiv i klubit më të madh në vend, FC Prishtina.

Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", Begolli ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubin kryeqytetas, shkruan "Zeri.info".

Ai i ka dëshiruar shumë suksese klubit prishtinas, derisa thotë se ishte kënaqësi për të ta ushtrojë këtë post.

Image

Njoftimi i plotë i Begollit në "Facebook":

"Falemiderit FC Prishtina
Nga sot unë nuk do të jem pjesë e klubit, FC Prishtina. Ishte një vit shumë i mundimshëm në rrethana si kurrë më parë, por edhe pse me shumë sfida e shumë probleme - klubi vazhdoi rrugën drejt objektivave, ku sezonin e shkuar arritëm ta fitonim Kupën dhe të dalim në garat ndërkombëtare, këtë vit Prishtina, është në garë që të fitoj të dy trofetë, unë i dëshiroj shumë suksese klubit të qytetit tim, ishte kënaqësi për mua e privilegj ta ushtroj postin e Drejtorit Sportiv
". /Zeri.info