
Lajmi i fundit: Pas Munishit, ky është trajneri i radhës që largohet nga Ballkani
Sport
December 24, 2020 - 13:09
Lajmet e fundit nga sporti
Largimi i Ismet Munishit nga posti i trajnerit të Ballkanit ishte një lajm i befasishëm për opinionin sportiv, kjo gjithmonë duke e pasur parasysh punën e madhe që ka bërë në këtë skuadër Munishi, shkruan “Zeri.info”.
Megjithatë, ky nuk është largimi i vetëm. Gazeta “Zëri” mëson se sot nga skuadra është larguar edhe ndihmësi i pari i Munishit, Agim Maliqi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Maliqi në një prononcim të shkurtër për “Zeri.info”.
“Po mund të konfirmoj që nuk jam më pjesë e Ballkanit. Falënderoj presidentin dhe Bali Kabashin për bashkëpunimin e deritashëm”, ka thënë shkurt Maliqi.
Të kujtojmë se Maliqi ka kohë që është pjesë e stafit të Ismet Munishit, kështu që largimi i tij duket se ka qenë i pashmangshëm. /Zeri.info