Armend Thaçi shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë: Puna e madhe po i jep frytet e veta
Ndryshe nga herët tjerë Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie online pa mysafirë do ta bëjë zgjedhjen e “Laureatëve të vitit 2020”, shkruan “Zeri.info”
Ky aktivitet ka nisur tashmë dhe po transmetohet në Klan Kosova.
Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, nuk do të ketë gala mbrëmje me mysafirë tjerë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e KE-së dhe "Laureatët e Vitit 2020".
Gjithsesi, tashmë gjithçka është gati dhe ceremonia pritet të jap emrat që janë veçuar gjatë këtij viti si "Futbollisti më i mirë i Kosovës", "futbollisti më i mirë i Superligës", "skuadra më në mirë i Superligës", "gjyqtari më i mirë", etj.
Tashmë është zgjedhur edhe futbollsiti më i mirë i vitit në Superligën e Kosovës.
Ky epitet i ka takuar futbollistit të Ballkanit, Armend Thaçi, i cili shkëlqeu këtë vit me FC Prishtinën dhe Ballkanin.
"Është nder për mua të shpallem më i miri. Shpresoj që viti 2021 të na gjejë edhe më të fortë", deklaroi mbrojtësi i Kosovës.
"Ka qenë vit i vështirë me pandeminë dhe puna e madhe po jep frytet e veta. Kundërshtarët më të fortë janë gjithë këta që janë ftuar sonte dhe e kanë merituar këtë çmim. I falënderoj ata që më votuan", tregoi ai. /Zeri.info