Igli Tare tregon arsyen e vërtetë se pse Lazio e transferoi Vedat Muriqin

Sport December 20, 2020 - 22:06

Igli Tare ishte njëri prej personave kyç në transferimin e Vedat Muriqit te skuadra e Lazios në verën që lamë pas.

Për 18 milionë euro, sulmuesi i Kosovës u transferua në kryeqytetin italian nga Fenerbahçe, raporton "Zeri.info".

Drejtori sportiv i Lazios, Tare tani ka zbuluar arsyen pse klubi romak e transferoi futbollistin prizrenas.

"Caicedo në fund të edicionit të kaluar kishte një marrëveshje me mua dhe presidentin për të shqyrtuar një ofertë nga Katari, kështu që ne ndërhymë në treg dhe morëm Muriqin", deklaroi Tare.

"Pastaj ky propozim nuk ishte më konkret dhe Caicedo mbeti pjesë e skuadrës pavarësisht operacionit Muriqi. Ne jemi të lumtur sepse ishte vendimtar", tregoi ai.

"Kam lexuar që ai ka pasur një intervistë me mua për të shkuar dhe për të luajtur te Fiorentina, por nuk është e vërtetë. As ai dhe as ne nuk e kemi vënë në dyshim pozicionin e tij te Lazio”, u shpreh Tare. /Zeri.info