Sporti shqiptar në zi: Vdes ish-futbollisti i Partizanit
Sport
December 18, 2020 - 19:20
Lajm i hidhur për sportin shqiptar. Ka vdekur ish-futbollisti i Partizanit, Sabri Balla.
Ish-futbollisti shqiptar ka vdekur në moshën 54-vjeçare, derisa së fundmi ishte duke u ballafaquar me sëmundjen e diabetit, shkruan "Zeri.info".
Balla e kishte nisur karrierën në akademinë e Partizanit, derisa si 18-vjeçar u bë pjesë e skuadrës së parë.
Ai ishte pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë.
Me Partizanin, Balla kishte fituar Kupën e Shqipërisë në vitin 1985. /Zeri.info