Përveq futbollit, Rey Manaj shfaqet me një bukuroshe si model
Sport
December 18, 2020 - 09:00
Lajmet e fundit nga sporti
Futbollistin shqiptar, Rey Manajn jemi mësuar të shohim me fanellën e Barcelonës, por ai së fundmi është shfaqur si një model, përcjell “Zeri.info”.
Lojtari i Barcelonës B, pas golit të shënuar në derbin lokal kundër Espanyolit B, ka shkëlqyer edhe në një fushë tjetër.
Rey Manaj është shfaqur si një model, teksa ka pozuar me një bukuroshe për një firmë veshjesh dhe eksperiencën e tij e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Manaj është pjesë e Barcelona B në Spanjë, ndërkohë që më parë në vendin iberik ka veshur fanellën e Granadas dhe Albacetes. /Zeri.info