FC Ballkani – Trepça ’89: Forma e dy skuadrave në pesë takimet e fundit dhe përballjet direkte

FC Ballkani – Trepça ’89: Forma e dy skuadrave në pesë takimet e fundit dhe përballjet direkte

Sport December 10, 2020 - 08:28
Detajet

Java e 17-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit për këtë xhiro, shkruan “Zeri.info”.

Ballkani do të jetë nikoqir i Trepçës ’89 në Suharekë, teksa kërkon hakmarrjen për humbjen (4:3) të shkaktuar në Mitrovicë nga “minatorët”.

Pikët janë po ashtu synim i skuadrës së udhëhequr nga trajnerit, Shpëtim Idrizi.

Ballkani vjen në këtë përballje pas humbjes në Gjilan nga Drita (2:1), derisa në pesë përballjet e fundit ka tre fitore një humbje dhe një barazim.

Trepça ’89 vjen gjithashtu nga një fitore tejet e rëndësishme, ndaj Gjilanit (3:0) dhe në pesë ballafaqimet e fundit ka dy fitore dhe tri humbje.

Në duelet e ndërsjellta mes dy skuadrave kosovare, bilanc më të mirë ka skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi që ka tri fitore, një triumf kanë “xehtarët”, kurse vetëm një herë janë ndarë në “paqe”. /Zeri.info

Image