Astrit Selmani shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor në Suedi
Futbollisti kosovar, Astrit Selmani është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit nëntor në elitën e futbollit suedez, përcjell “Zeri.info”.
Selmani aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Varbergsit.
Ai bëhet lojtari i parë që ka fituar çmimin e më të mirit të muajit në kategorinë e dytë dhe të parë të Suedisë.
Po në këtë muaj, Selmani shënoi gjashtë gola dhe kontribuoi me një asistim për skuadrën e tij që arkëtoi nëntë pikë dhe siguroi mbetjen në Allsvenskan.
“Astrit Selmani është një lojtar tepër i rëndësishëm për Varbergsin, që ka siguruar shumë pikë në raundet e fundit dhe e ka mbajtur barrën kryesore gjatë gjithë vitit në klub. Selmani është arsyeja pse Varbergs do të vazhdojë të luajë në Allsvenskan edhe në vitin 2021”, thuhet në arsyetimin e jurisë, njofton faqja zyrtare e kampionatit elitar të Suedisë. /Zeri.info