Bekim Balaj kontribuon me një gol në fitoren e thellë të skuadrës së tij në Austri

Bekim Balaj kontribuon me një gol në fitoren e thellë të skuadrës së tij në Austri

Sport December 05, 2020 - 21:18

Futbollisti shqiptar, Bekim Balaj ka realizuar gol për skuadrën e tij Sturm Graz në udhëtim, shkruan “Zeri.info”.

Sturm Graz mposhti si mysafir skuadrën e Austria Viennës me rezultat të thellë 0:4.

Balaj që u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të të takimit arriti të shënojë në minutat shtesë të takimit për rezultatin përfundimtar.

Sturm Grazi i Balajt ndodhet në pozitën e tretë në elitën e futbollit austriak dhe është në rrugë të mirë pasi po lufton për titullin e kampionit në këtë shtet. /Zeri.info

Image