Vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi dhe Sahiti Kelmendi, shprehin ngushëllime për vdekjen e Shefqet Sinanit
Ka vdekur në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i Prishtinës, Shefqet Sinani.
Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta.
Ish-futbollistët e Prishtinës, vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi dhe ish-bashkëlojtari i tyre, Sahit Kelmendi e kanë dërguar një telegram ngushëllimi për media.
“E nderuara familje Sinani dhe miq, shokë e bashkëlojtarë të Shefqet Sinanit,
me dhimbje të thellë kuptuam lajmin se shoku dhe bashkëlojtari ynë shumëvjeçar paska nderuar jetë. Pranoni ngushëllimet tona të thella për vdekjen e tij të parakohshme me shpresë se do të gjeni forcën e mjaftueshme me e përballu dhimbjen e madhe.
Me dhimbje dhe respekt, ish-shokët dhe bashkëlojtarët e Shefqetit, Fadil Muriqi, Xhevdet Muriqi dhe Sahit Kelmendi”, shkruhet në mesazhin e dërguar për media, eraporon Zeri.info.
Ish-mbrojtësi i majtë ishte pjesë e klubit nga kryeqyteti për dhjetë vjet, 1977-1987. Kishte mbyllur karrierën në moshën 31-vjeçare me më shumë se 300 ndeshje të zhvilluara.
“Shefqet Sinani gjithmonë do të kujtohet me pietet dhe do t’i përkulemi karrierës së tij madhështore, e cila pa dyshim do të jetë e shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollist të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të FFK-së.
Sinani ka qenë i angazhuar edhe në FFK si koordinator në një projekt të gjeneratës U-15. /Zeri.info