“Plisat” kujtojnë Shefqet Sinanin, ish-futbollistin e FC Prishtinës i cili vdiq sot

“Plisat” kujtojnë Shefqet Sinanin, ish-futbollistin e FC Prishtinës i cili vdiq sot

Sport December 04, 2020 - 13:56

Ish-futbollisti legjendar i FC Prishtinës, Shefqet Sinani, ka vdekur.

Sinani ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë të kryeqytetasve në periudhën e ish-Jugosllavisë, shkruan "Zeri.info".

Ai ishte mbrojtës i shquar në Ligën e Parë Federative të ish-Jugosllvaisë.

Sinani ka luajtur për FC Prishtinën në vitet e 80-ta. 

Tifogrupi i FC Prishtinës, "Plisat" i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes derisa kanë falënderuar Sinanin për kontributin e tij për klubin.

Shkrimi i plotë i "Plisave":

"Sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Shefqet Sinani.
Ne do të jemi përjetësisht falenderues për kontributin e tij të dhënë në vitet më të vështira e njëkohësisht më të lavdishme të klubit tonë.
Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës, atëherë kur qyteti e kombi ynë mburrej me sukseset klubit në ish-Jugosllavi.

Shefqet Sinani dhe e gjithë ajo gjeneratë, na shërbejnë neve e të tjerëve si udhërrëfyes për të ardhmen e KF Prishtinës.

U prehsh në paqe Siki!". /Zeri.info