Werder Bremeni i uron shërim të shpejtë Milot Rashicës pas lëndimit të pësuar

Werder Bremeni i uron shërim të shpejtë Milot Rashicës pas lëndimit të pësuar

Sport December 03, 2020 - 17:39

Lajm i hidhur për Milot Rashicën dhe Werder Bremenin.

Sulmuesi shqiptar u detyrua ta ndërprejë stërvitjen e mëngjesit të së martës shkaku i një lëndimi në kofshë, shkruan "Zeri.info".

Pas ekzaminimeve mjekësore, u bë e ditur se Rashica do të mungojë për një periudhë jo të shkurtër.

Dihet se Rashica nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Florian Kohfeldt deri në fund të muajit janar.

Tani, Rashicës i ka uruar shërim të shpejtë klubi i Werder Bremenit në rrjetin social "Facebook", duke shkruar:

"Fat të mirë me shërimin tuaj, Milot". /Zeri.info