Djem e nipa të kryetarëve të lidhjeve rajonale të futbollit dhe nipi i Bekim Haxhiut “gradohen” në Superligë, FFK hesht

Djem e nipa të kryetarëve të lidhjeve rajonale të futbollit dhe nipi i Bekim Haxhiut “gradohen” në Superligë, FFK hesht

Sport December 03, 2020 - 16:32

Elita e futbollit kosovar në këtë edicion është pasuruar me gjyqtarë të rinj, raporton “Zeri.info”.

Duket se “garda” e vjetër ngadalë po largohet për të ardhur një e re.

Për koinçiencë “bilbilat” e rinj që po në këtë edicion janë graduar në Superligën e Kosovës janë familjarë të ish-gjyqtarëve dhe figurave që dikur janë marrë me futboll.

Mentor Ajeti është gjyqtar i ri dhe me autoritet. Ai debutoi javën e kaluar në Superligë në ndeshjen Ballkani - Arbëria.

Mentori është nipi i kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës Ismajl Ajetit dhe djali i Ali Ajetit, delegat dhe anëtar i Këshillit të FFK-së.

Edhe djali i Malazog Hoxhës, Valbon Hoxha, është "graduar" në Superligë. Ai si gjyqtar i katërt debutoi në derbin e xhiros së kaluar Gjilani - Drita.

Si gjyqtar kryesor në këtë edicion ka debutuar edhe Lirim Jashari, nip i deputetit Bekim Jashari, ish-nënkryetar i FFK-së në kohën e presidentit të ndjerë Fadil Vokrrit.
Edhe Vigan Ibërdemaj debutoi në xhiron e kaluar në Superligë. Ai është i biri i Haxhi Ibërdemajt, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Pejës, shkroi dje "Insporti". 

"Zeri.info" ka tentuar të bisedojë për çështjen në fjalë me kryetarin e komisionit të gjyqtarëve, Përparim Hasanin, por ai nuk u lajmërua në telefon.

Ndryshe, sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu i tha "Zëri-t" se nuk mund t'i komentoj delegimet e gjyqtarëve. /Zeri.info