Pritjet e Tahir Batatinës me ardhjen e Shpejtim Bulliqit në krye të Podujevës

Pritjet e Tahir Batatinës me ardhjen e Shpejtim Bulliqit në krye të Podujevës

Sport December 02, 2020 - 16:37

Për shumë vite me radhë, Komuna e Podujevës është drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por në zgjedhjet e së dielës, për herë të parë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi fitoi dhe u bë kryetar i qytetit llapjan.

Si çdo komunë tjetër që ndihmon klubet e veta, edhe Komuna e Podujevës në vazhdimësi ka ndihmuar klubin më të madh në qytet, Llapin, raporton "Zeri.info".

Image

"Zeri.info" e ka kontaktuar trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, i cili e menaxhon klubin së bashku me vëllazërit e tij nga diaspora për ta diskutuar këtë çështje.

Trajneri llapjan është me shpresë se Komuna e Podujevës, përkundër ndryshimit të kryetarit, do të vazhdojë me ndihma për klubin e Llapit.

"Pasi që të gjitha klubet janë ndihmuar me mjete financiare, presim që edhe Komuna e Podujevës të na ndihmojë", ka deklaruar Batatina për "Zeri.info".

Image

"Nëse Komuna e Malishevës ndihmon klubin e vetë që garon në Ligën e Parë me 50 mijë euro, atëherë edhe Podujeva ka mundësi dhe kapacitet ta bëjë një gjë të tillë", tha të mërkurën për "Zeri.info" Tahir Batatina. /Zeri.info