Amir Rahmani shërohet nga koronavirusi, nesër i bashkohet Napolit në stërvitje

Amir Rahmani shërohet nga koronavirusi, nesër i bashkohet Napolit në stërvitje

Sport December 02, 2020 - 14:36
Detajet

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës italiane Napoli, Amir Rrahmani, është shëruar nga COVID-19, shkruan Zeri.info.

“Tuttomercatoweb” raporton se Rrahmani do t’i bashkohet Napolit në stërvitje të enjten.

Rrahmani të mërkurën ka pranuar rezultatin negativ nga testimi, por është rekomanduar nga mjekët që ekipit t’i bashkohet të enjten në stërvitje.

Rrahmani me t’u kthyer në Napoli pas grumbullimit me Kosovën doli pozitiv në testin për koronavirus.

Ai qëndroi i izoluar në Napoli për dy javë, por qysh të enjten do të jetë në dispozicion të trajnerit, Gennaro Gattuso.

Mbrojtësi 26-vjeçar është në pritje të debutimit te skuadra e Napolit. /Zeri.info