Zyrtare: Fatmir Gashi emërohet kryetar i ri i klubit të basketbollit Peja

Zyrtare: Fatmir Gashi emërohet kryetar i ri i klubit të basketbollit Peja

Sport December 01, 2020 - 15:21
Detajet

Fatmir Gashi është emëruar kryetar i ri i klubit të basketbollit KB Peja.

Kuvendi zgjedhor u mbajt në formën “online” dhe të gjithë delegatët votuan që Gashi të jetë kryetari i ri klubit, njofton faqja zyrtare e klubit, përcjell Zeri.info.

Njëkohësisht, janë zgjedhur edhe dy nënkryetarë: Egzon Kelmendi dhe Mentor Sahiti.

Kjo është hera e katërt që Fatmir Gashi do ta udhëheqë KB Pejën.

Njoftimi i Pejës pa ndërhyrje

Deklaratë nga Klubi

Para dy ditësh është mbajtur Kuvendi Zgjedhor në formen Online për arsye të rregullave kundër pandemisë në Kosovë. Delegatet e Kuvendit votuan një zëri për Fatmir Gashin si Kryetar të Klubit. Njëkohësisht, janë zgjedhur edhe dy nënkryetar, z. Egzon Kelmendi dhe z. Mentor Sahiti.

Klubi është shumë krenar që të udhehiqet përseri nga një kontribues që nga themelimi i Klubit. Fatmir Gashi ka qenë Kryetar i Klubit në vitin 2000-2003, dhe 2005-2009 si dhe ka qenë Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës për 3 vite (2010-2013).

Kryetari i Klubit gjithashtu ka bërë të ditur që Bordi i ri i Klubit do të përbehet nga sponzoret dhe kontribuesit tjerë ndër vite të cilët janë ende të motivuar dhe kanë mundësi për të kontribuar. /Zeri.info