Infektuar: 67906
Shëruar: 59174
Vdekur: 1587
Hashani: Shpresa vdes e fundit, por Feronikeli ka mbetur larg për garën për titull

Hashani: Shpresa vdes e fundit, por Feronikeli ka mbetur larg për garën për titull

Sport November 29, 2020 - 23:09

Feronikeli ka tri ndeshje radhazi pa humbje duke iu kthyer normalitetit, raporton "Zeri.info".

Sot (e diele), "Industrialistët" fituan 2:0 ndaj Trepçës '89, duke u ngritur në vendin e pestë në tabelë.

Ish-futbollisti i mirënjohur Erdin Hashani pavarësisht formës së "Niklit" në ndeshjet e fundit, ka thënë se do të jetë vështirë për ta për tiutll.

"Kohë ka për të gjithë, por mënyra se si po luajnë Ballkani dhe Drita është problematike", tha Hashani në "Sporti Total", përcjell "Zeri.info".

"Edhe FC Prishtina po luan mirë, shpresa vdes e fundit, por kanë lënë shumë pikë dhe kanë mbetur mbrapa", tregoi ai.

"FC Prishtina tani e ka testin real, dhe tani e ka një kundërshtar shumë të fortë", përfundoi Erdin Hashani. /Zeri.info