Zeneli paraqitet nga pjesa e dytë në humbjen e Reimsit, mungon Berisha

Zeneli paraqitet nga pjesa e dytë në humbjen e Reimsit, mungon Berisha

Sport November 29, 2020 - 16:20

Reims ka pësuar humbje të madhe sot në kuadër të kampionatit elitar francez, Liga 1.

Në ndeshjen që u zhvillua në mesditën e sotme, Reims pësoi humbje si mysafir i Lyonit me rezultat 0:3, shkruan "Zeri.info".

Ndeshjen e sotme, ylli i Kosovës, Arbër Zeneli e nisi nga stoli, kurse Valon Berisha mungoi.

Zeneli u paraqit vetëm në pjesën e dytë nga minuta e 55-të, por pa lënë gjurmë.

Pas 12 javësh, Lyoni ngritet në vendin e dytë me 23 pikë, kurse Reims mbetet në vendin e 17-të me nëntë pikë. /Zeri.info