Është hedhur shorti për Kupën e Italisë, Juventusi, Roma e Milani luajnë në shtëpi

Është hedhur shorti për Kupën e Italisë, Juventusi, Roma e Milani luajnë në shtëpi

Sport November 27, 2020 - 23:40

Është hedhur shorti për rrethin e 1/16-tës së finales në Kupën e Italisë, shkruan “Zeri.info”.

Në këtë raund na presin disa ndeshje interesante, derisa favoritët nuk pritet të kenë probleme të paktën në “letër”.

Juventusi në shtëpi do ta ketë përballë Genoan, derisa nikoqir është edhe Milani kundër Torinos.

Interi do të marrë rrugën për në Firence, aty ku e pret Fiorentina.

Napoli i Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysaj do të përballet me Empolinë.

Çiftet e plotë të 1/16-tës së finales në Kupën e Italisë:

Napoli-Empoli

Sassuolo-SPAL

Atalanta-Cagliari

Fiorentina - Inter

Lazio-Parma

Milan-Torino

Juventus-Genoa

Roma-Spezia. /Zeri.info