Ish-gruaja e Maradonës 'shpërthen' në lot: Nuk më lejuan t'i them lamtumirë Diegos

Ish-gruaja e Maradonës 'shpërthen' në lot: Nuk më lejuan t'i them lamtumirë Diegos

Sport November 26, 2020 - 17:30

Rosio Oliva, ish-e dashura e argjentinasit legjendar, Diego Maradona, është e dëshpëruar sepse nuk u lejua t'ia thotë lamtumirën e fundit ish-futbollistit.

Rosio ishte e dashura e fundit e Maradonës, ata ishin në një lidhje serioze nga 2012 deri në vitin 2018, shkruan "Zeri.info".

Në vitin 2018, Maradona i propozoi 29-vjeçares, derisa mori një unazë të bukur diamanti.

Sidoqoftë, mardhënia e tyre u shemb, dhe u divorcuan në të njejtin vit, derisa Maradona u padit nga ajo për shkak të një borxhi prej 5.7 milionë euro.

Image

Olivia tani pretendon se ata i zbutën raportet dhe se qëndronin në kontakt.

Tani ajo është e dëshpëruar pasi anëtarët e familjes së  Maradonës nuk e lejuan t'ia thotë asaj lamtumirën e fundit.

"Më dhemb që nuk më lejuan. Kjo ka lënduar edhe Diegon. Unë jam gruaja e tij e fundit dhe askush nuk e kupton këtë. Nuk e di pse e bëjnë këtë, unë nuk e provokoj askënd", ka thënë ajo.

"Unë duhej t'i thosha lamtumirë. Ai donte të ishte me mua deri në frymën e tij të fundit", shtoi Oliva. /Zeri.info