Gjonbalaj: Kosova më e mirë se Moldavia, këta futbollistë e bëjnë diferencën sonte

Sport November 18, 2020 - 20:40

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të këtij cikli në Ligën e Kombeve.

"Dardanët" do të përballen me Moldavinë sonte në stadiumin "Fadil Vokrri", raporton "Zeri.info".

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, njohësi i futbollit vendor, Malsor Gjobalaj e ka komentuar ndeshjen e sontme.

“Varësisht prej kundërshtarëve janë paraqitur edhe sulmuesit, sidomos në pjesën e dytë. Kastrati luan mirë në çdo pozitë sulmuesi pasi është i shpejtë dhe i mirë në lojën një-për-një”, deklaroi Gjonbalaj në "RTK", përcjell "Zeri.info".

“Me profilin që e ka çdo pozicion në sulm i konvenon sidomos për lojën në kundërsulme. Futbollisti i djathtë i Moldavisë nuk ka shumë cilësi dhe mund të lëshohet në krah të liroj hapësira për Kastratin”, tregoi ai.

“E kemi parë në ndeshjet e kaluara që kur ekipet mbroheshin shumë kundër neve, ne kemi shënuar gola nga plani e dytë dhe mendoj që Celina, Berisha, Zhegrova dhe Kastrati do kenë rol vendimtar. Mundemi me analizu gjërë e gjatë, por skuadra jonë është shumë shumë larg nga Moldavia”, shtoi Gjonbalaj. /Zeri.info