Anglia deklason Shqipërinë dhe ia shuan ëndrrën për

Anglia deklason Shqipërinë dhe ia shuan ëndrrën për "Euro 2021"

Sport November 17, 2020 - 22:54
Lajmet e fundit nga sporti

Shqipëria U21 nuk ka mundur të bëjë asgjë përballë Anglisë U21 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2021, duke pësuar humbje 5-0.

Shpresat e Tre Luanëve e filluan mjaftë mirë takimin, duke shënuar pas vetëm pesë minutash lojë me anë të Callum Hudson-Odoit.

Minutat në vazhdim kanë sjellë dhe dy gola të tjerë për 21-vjeçarët e Anglisë, me autor James Justin (26′) dhe Jamal Musiala (36′), duke mbyllur 45 minutat e para me një avantazh 3-0.

Pjesa e dytë ka nisur përsëri me gol, është kapiteni i skuadrës angleze, Eddie Nketiah që ka shënuar në minutën e 52-të.

Shqipëria U21 dukej disi e humbur në fushë dhe nuk arriti të krijonte një aksion të mirëfilltë në minutat e mbetur të takimit.

Nketiah realizoi edhe një herë për anglezët në minutën e 86-të, duke vulosur fitoren e ekipit të tij.

Anglia U21 që tashmë ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ka 28 pikë, Austria 18, Shqipëria 14, Turqia 13, Kosova me nëntë dhe Andorra me pesë.