ZYRTARE: Armend Thaqi ftohet për ndeshjen e Kosovës me Moldavinë
Përfaqësuesja A e Kosovës e ka ftuar mbrojtësin e Ballkanit, Armend Thaqi, për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve që zhvillohet ndaj Moldavisë, raporton Zeri.info.
Thaqi, që po kalon formë të lartë me Ballkanin, do të jetë sot në tubimin e Përfaqësueses.
Lajmi konfirmohet nga burime të Zeri.info nga klubi i Ballkanit.
Thaqi edhe në të kaluarën është ftuar disa herë te Kosova A.
Ai e ka bërë debutimin zyrtar me Kosovën në ndeshjen ndaj Lituanisë e zhvilluar vite më parë në Mitrovicë.
Krahas Thaqit, lojtari tjetër i Superligës i ftuar te Kosova është Mirlind Daku, i cili gjithashtu luan me Ballkanin e Suharekës, skuadër e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.
Kosova luan nesër ndaj Moldavisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është e rëndësisë së madhe për Kosovën pasi që i duhet patjetër fitorja ose barazimi për të mbetur edhe më tutje në Grupin C të Ligës së Kombeve. /Zeri.info