Zvicra 1:1 Spanja, me këtë notë u vlerësuan Xhaka e Shaqiri
Sport
November 14, 2020 - 23:09
Ka përfunduar takimi në Ligën e Kombeve mes Zvicrës dhe Spanjës me rezultat 1:1, raporton “Zeri.info”.
Spanja ka arritur ta barazojë rezultatin në fundin e takimit me Gerard Morenon duke arritur të marrë një pikë shumë të vështirë ndaj Zvicrës në Basel.
Në këtë duel, për Zvicrën luajtën nga minuta e parë futbollistët shqiptar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Xhaka i cili luajti 90 minuta në këtë takim u vlerësua me notën 6.6, kurse Shaqiri që u zëvendësua në minutën e 73-të, u vlerësua me notën 6.4.
Lojtari i ndeshjes në këtë përballje ishte “gardiani” i Zvicrës, Sommer i cili mori notën 9.6. /Zeri.info
