Së bashku me Erion Veliajn, futbollistët e Kosovës mbollën pesë pemë bliri në Tiranë

Së bashku me Erion Veliajn, futbollistët e Kosovës mbollën pesë pemë bliri në Tiranë

Sport November 14, 2020 - 15:18

Deri në mëngjesin e sotëm, Përfaqësuesja e Kosovës ka qenë e grumbulluar në Shqipëri.

"Dardanët" në Shqipëri kanë zhvilluar miqësore me kuqezinjtë, derisa sot në mëngjes janë nisur për në Ljublanë për ndeshjen me Slloveninë në Ligën e Kombeve, shkruan "Zeri.info".

Qëndrimin në Shqipëri, djelmoshat e Kosovës duket se e kanë shijuar në maksimum.

Madje, së bashku me kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn, "Dardanët" kanë mbjellur pesë pemë bliri në kopshtin "Nexhmije Pagarusha" në kryeqytetin shqiptar.

Veliaj shihet së bashku me Amir Rrahmanin, Herolind Shalën dhe Fidan Alitin duke mbjellur pemë në këtë kopsht. /Zeri.info