Mirlind Daku debutoi me Kosovën, Ismet Munishi me një dedikim special për të

Mirlind Daku debutoi me Kosovën, Ismet Munishi me një dedikim special për të

Sport November 11, 2020 - 20:00

Mirlind Daku e realizoi sot ëndrrën. Sulmuesi i Ballkanit debutoi me Përfaqësuesen A kundër Shqipërisë, raporton "Zeri.info".

Futbollisti gjilanas u ftua për ndeshjet e nëntorit nga përzgjedhësi Bernard Challandes.

Ndërsa sot, Dakut iu dha mundësia të debutojë me Kosovën A për disa minuta në humbjen 2:1 në miqësoren ndaj Shqipërisë.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi e ka uruar Dakun për debutimin, duke shkruar fjalë të mëdha për të.

Postimi i plotë i Munishit në "Facebook":

"Urime debutimi Mirlind .
Mjaftuan 7 minuta dhe 2 topa qe i preke me tregu kualitetin qe e ke .
Unë biri yt Kosovë
". /Zeri.info

Image